“M’ka myt t’u më rreh” / Viktima ka dy fëmijë, dhunuesi dënohet me 6 muaj (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 19:14 17.06.2025 19:14 Në mbrëmje nuk guxon të dalë nga shtëpia nga frika se dikush mund të abuzojë dikush me të, ashtu siç i kishte ndodhur për një vit rresht. A.S nga Gjilani dyshohet se vuan nga çrregullimet mendore që nga fëmijëria. Pavarësisht kësaj, ajo e shpreh qartë dhimbjen që e thotë se përjetoi nga Bislim Syla, i cili dyshohet se për një vit e kishte keqtrajtuar e dhunuar në mënyrë mizore duke e detyruar të kërkojë edhe lëmoshë, raporton Kiks Kosova. Përveç kësaj, ajo dyshohet se u trafikua, duke u detyruar të kryejë shërbime seksuale në këmbim të parave. Ajo thotë se Syla i kishte premtuar se do ta marrë për grua. A.S. tregon se 26-vjeçari nga Vitia, shpesh e mbante të lidhur në banjë në një shtëpi të vjetër në Qallapek të Lipjanit. Kjo ndodhte veçanërisht kur 32-vjeçarja thotë se hezitonte t’i jepte paratë që kishte mbledhur në rrugë ose kur nuk gjente para dhe ai hynte me dhunë në shtëpinë e saj në Gjilan. Nëna e viktimës, e cila po ashtu dyshohet se ka probleme mendore dhe është e vetmja familjare e saj, rrëfen se shpesh e kishte parë vajzën duke u tërhequr zvarrë nga i dyshuari para syve të saj. Viktima ka bërë të ditur se dhunën e kishte raportuar në polici. Por, policia sipas tij nuk e kishte marrë seriozisht. Megjithatë, abuzimet sistematike, përfshirë edhe dhunën seksuale, u bënë të ditura vetëm pasi u shpërnda një fotografi ku ajo dukej në gjendje të tmerrshme, me rrathë të mavijosur nën sy dhe e rraskapitur. Për detaje nga ky rast, ndiqeni kronikën në vijim: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.