Mjerimi i grave nigeriane NULL NULL 05.05.2015 12:15 05.05.2015 12:15 NIGERIA-BOKOHARAM111 Amnesty International, raporton për 2 mijë gra të rrëmbyera nga Boko Haram në Nigeri. Pengmarrja e qindra vajzave nga grupi terrorist bëri bujë në tërë botën. Ushtria nigeriane ka deklaruar se ka liruar të paktën 700 pengje. Pengmarrja e qindra vajzave nga Boko Haram në Nigeri bëri bujë në tërë botën. Lami Musa është e mbijetuar. Për pesë muaj, 27 vjeçarja ka qenë në duart e grupit terrorist Boko Haram. Ajo para pak ditësh është liruar nga ushtria nigeriane. Tani ajo jeton bashkë me 275 gra të tjera dhe fëmijë në një qendër. Ajo ka dhënë rrëfimin e saj për kohën e kaluar në robëri. Në dhjetor të vitit të kaluar, terroristët e Boko Haram kishin sulmuar fshatin e tyre Lassa. Ata i vranë burrin dhe Lamin e morën peng, duke i lënë pas tre fëmijët e saj. “Më morën sepse duhej të martohesha më njërin prej komandantëve të tyre”, rrëfen Lami. “Kur e kuptuan se isha shtatzënë, më thanë se “një javë pasi të lindësh, do të martohesh me komandantin tonë”. Një ditë pasi ajo solli në jetë fëmijën, ushtarët sulmuan strofën e terroristëve dhe e liruan gruan. Por lirimi kishte qenë dramatik dhe mjaft i vështirë. Militantët xhihadistë përgjatë aksionit të lirimit të pengjeve, kishin sulmuar me gurë gratë. “E mbështeta fort beben time pas barkut dhe u kërrusa sipër saj”, thotë Lami. Tri gra përfunduan të vrara. Lami ende nuk e di se çfarë ka ndodhur me fëmijët e saj. Sipas Amnesty International, Boko Haram ka rrëmbyer të paktën 2 mijë gra e vajza në veri të Nigerisë. Ish-pengjet kanë raportuar për martesa të detyruara, abuzim seksual dhe misione ushtarake për islamikët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 10 minuta më parë