Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mjeku nga Australia do të operojë 29 fëmijë kosovarë në QKUK

NULL NULL
29.05.2022 16:38

Nga dita e sotme, në Klinikën e Kirurgjisë  së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitar e të Kosovës, do të qëndrojë  profesori i njohur nga Australia, Pedy Dewan, i cili bashkë me ekipin vendas të klinikës, do të operojnë 29 fëmijë me probleme të lindura kongjenitale.

Operacionet do të nisin ditën e hënë dhe do të zgjasin 10 ditë pune.

Po ashtu, do të bëhen edhe rreth 25 konsultime për pacientë me anomali të ndryshme që janë operuar më parë.

Fëmijët do të kenë mundësi të trajtohen nga ana e ekspertit të njohur që ka renome ndërkombëtare, përderisa  mjekët vendas do të kenë mundësi  të marrin përvojat  nga profesori Dewan.

lajme të ngjashme