16:35, 15 Mars 2020

Fahri Beqa është mjek internist dhe kardiolog që jeton dhe punon në Berlin.

Ai  ka treguar se deri dje në Gjermani ishin diagnostikuar katër mijë raste me koronavirus.

Prej tyre kanë humbur jetën tetë persona të gjithë të moshuar dhe që kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

46 pacientë të tjerë janë shëruar.

Beqa i cili punon prej 12 vitesh në Berlin tha se shumica e pacientëve në Gjermani nuk kanë pasur nevojë fare për mjekim spitalor pasi COVID-19 ishte i lehtë.

“Rreth 90 përqind e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i sëmundjes ka qenë i lehtë”, ka shkruar Beqa.

Por mjeku kosovar tha edhe se bazuar në të dhënat statistikore në Gjermani thuhet se do të preken deri në 70 përqind e popullsisë.

Postimi i plotë:

Coronavirus – UPDATE!!

Rasti i parë në Gjermani është vërtetuar më 29.01.20. Që nga atëherë deri sot në ora 16.40 janë regjistruar rreth 4150 raste zyrtarisht. Nga këta të infektuar, gjithsej 8 persona, të gjithë të moshuar dhe multimorbid (të sëmurë kronik të diagnostifikuar me shumë sëmundje), kanë vdekur. Domethënë shkalla e vdekshmërisë në Gjermani është 0,2%. Lajm i mirë është që 46 të sëmurë të tjerë që janë mjekuar nëpër spitale janë shëruar plotësisht dhe janë lëshuar në shtëpi (dmth testi pas mjekimit ka qenë negativ).

Rreth 90% e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i semundjes ka qenë i lehtë.

Tashmë parashikohet që 60-70% e popullsisë së Gjermanisë do të preken nga ky virus (sipas ekspertëve të Virologjisë). Çështja është që përhapja e infeksionit të jetë sa më e ngadalshme dhe e kontrolluar (Grafikoni ne foton 2) në mënyrë që të përballohet nga sistemi shëndetësor. Prandaj edhe janë marrë masat që të parandalohet përhapja e shpejtë (kryesisht shmangie nga tubimet mbi 50 persona, mbyllje e shkollave dhe institucioneve tjera si dhe kufizim nacional dhe internacional i lëvizjes së njerëzve). Një përhapje e shpejtë dhe e pakontrolluar e Coronavirusit nuk do të mund të përballohej edhe nga sistemet më të sofistikuara shëndetësore (siç shihet edhe nga rasti i Italisë – shkalla e vdekshmërisë mbi 6%).

Një lajm tepër i rëndësishëm sot i konfirmuar edhe nga Ministri i Shëndetësisë së Francës është që të shmanget përdorimi i Ibuprofenit dhe barnave të grupit të njejtë për zbritje të temperaturës – sepse është vërtetuar që e favorizon zhvillimin e shpejtë të sëmundjes duke përshpejtuar replikimin e virusit Corona (kjo mund edhe të jetë diskutabile mirëpo derisa të dëshmohet e kundërta duhet të shmanget përdorimi i Ibuprofenit).

Si medikament për zbritje të temperaturës preferohet Paracetamoli.

Definitivisht nuk duhet të injorohen masat që duken shumë të thjeshta por që janë shumë të rëndësishme për përhapjen e kontrolluar të infeksionit (larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve me njerëz në masë, mosshtërngimi i duarve, mosvizitimi i të sëmurëve nëpër spitale e të ngjajshme).

Nëse keni të sëmurë kronik në shtëpi krijoni distancën e nevojshme nga ata në mënyrë që ata të jenë të mbrojtur.

Nëse megjithatë jeni të infektuar dhe ju paraqiten simptomat (temperaturë, kollë e thatë etj.) mos u nisni për në spital por telefononi dhe përcillni udhëzimet pastaj.

Dhe pa panikë mbi 99% e te infektuarve megjithatë e mbijetojnë këtë sëmundje.

Lajm i mirë sot ishte edhe dekodimi i virusit si dhe fillimi i suksesshëm i fazës së parë të testimit të vaksinës në laborator. Në fazat tjera pastaj fillon testimi në njerëz.

Kujdes, shëndet dhe suksese!!!

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë