Mjekja shqiptare: Nuk i kam takuar fëmijët që prej 8 marsit (VIDEO) NULL NULL 21.04.2020 08:23 21.04.2020 08:23 Infektologia, Elda Qyra ishte e ftuar mbrëmë në Open në Top Channel ku foli për luftën ndaj Covid-19. Ajo tregoi se përveç luftës me virusin asaj i është dashur të përballet edhe me faktin që është larg familjes. Fëmijët tashmë ndodhen në shtëpinë e prindërve të saj që prej datës 8 mars, për dy arsye: ajo e të qenit larg rrezikut dhe e dyta ishte që të mos e shihnin teksa ajo përballej me këtë luftë. “I kam nxjerr nga shtëpia jetojnë me prindërit e mijë që me 8 mars. Arsyeja është mos rrezikimi është e para por edhe prindërit e mi e të tim shoqi pasi mund të shërbenin si vektor transmetimi. Por edhe t’mos më shihnin mua se si e përballoja këtë luftë. Fillimi ka qenë i vështirë. Secili nga mjekët e kanë të vështirë. Nuk doja të shihnin këtë emocion, frika dhe ato lajmet e fillimit nga çdo vend i botës. Jam mësuar që t’mos i’ua kaloj emocionin e fundit fëmijëve “. “Janë fëmijë të mbarë dhe e kanë kuptuar se duhet të rrinë pak larg. Më thonë se kur do të përqafoj, por vetëm ju flas dhe largohem. Nuk do e kisha menduar kurrë që do isha kaq afër dhe kaq larg. Por do ia dalim të gjithë bashkë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.