Mjekët tregojnë se a mund të dhurojnë gjak njerëzit me një veshkë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mjekët tregojnë se a mund të dhurojnë gjak njerëzit me një veshkë

NULL NULL
7 days më parë

Dhurimi i gjakut është një akt fisnik, që mund të shpëtojë shumë jetë dhe çdo person i shëndetshëm mund të dhurojë gjak. Burrat mund të dhurojnë në mënyrë të sigurt, një herë në tre muaj, ndërsa gratë mund të dhurojnë çdo katër muaj, nga mosha 18-65 vjeç. Medikamentet nuk ju diskualifikojnë domosdoshmërish si dhurues gjaku, por arsyeja, për të cilën ju përshkruhen ilaçet, mund t’ju diskualifikojë.

Duke folur nëse një person me një veshkë mund të dhurojë gjak, Dr. Rashna Pochara, oficere e transfuzionit të gjakut në Qendrën Spitalore të Gjakut “Masina”, tha se është mirë që këta njerëz të shmangin këtë proces.

“Një person me një veshkë të shëndetshme funksionale, mund të mos ketë probleme shëndetësore. Veshka e personit është ende duke kryer funksionin e dy veshkave, të cilat kërkohen për filtrim në një të rritur normal të shëndetshëm. Kjo mund të çojë në tendosje të veshkave në të ardhmen. Andaj, për të shmangur çdo tendosje të mëtejshme mbi veshkat, është më mirë të shmanget dhurimi i gjakut për njerëzit që kanë vetëm një veshkë”, ka thënë Dr. Pochara.

Ndërkaq Dr. Shruti Tapiaëala, tha se njerëzit me një veshkë, funksionojnë njëjtë si ata me dy veshka, andaj, sipas tij, nuk paraqet problem nëse dhurojnë gjak.

“Nëse një veshkë hiqet për dhurim ose sëmundje, funksioni i veshkës së mbetur, rritet me 20-30 për qind, për shkak të një procesi të njohur si “hipertrofia kompensuese. Në përgjithësi, një person me një veshkë, mund të jetojë normalisht, nëse funksioni i veshkave është normal, që do të thotë gjithashtu se ai ose ajo, mund të kryejë dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet, si një individ me dy veshka normale. Çdo person me shëndet të mirë, edhe me një veshkë të vetme, mund të dhurojë gjak”, theksoi ai.

Megjithatë, ajo theksoi se nuk mund të dhurohet gjak përkohësisht në kushtet e mëposhtme:

  1. Shtatzënia
  2. Ethe akute
  3. Marrja e fundit e alkoolit
  4. Piercing apo tatuazhe të fundit në trup

Më poshtë janë disa kushte ku gjaku nuk mund të dhurohet në çdo kohë:

  1. Kanceri
  2. Sëmundje e rëndë e mushkërive
  3. Infeksionet virale si HIV, HBsAg dhe Anti HCV ose infeksione të tjera të transmetueshme
  4. Alkoolizmi kronik

“Të gjithë duhet të inkurajohen të dhurojnë gjak, pasi edhe shkenca moderne nuk mund të prodhojë gjak dhe është një ind i lëngshëm shpëtimtar, i cili mund të dhurohet në mënyrë të sigurt, pa asnjë dëm për dhuruesin. Si burrat, ashtu edhe gratë, mund të dhurojnë gjak në mënyrë të sigurt në intervalin 3-4 muaj, nëse janë të shëndetshëm dhe nuk kanë kushtet e mësipërme”, shtoi ai.