Mjekët specializantë marshojnë drejt Qeverisë deri në MSH për të kërkuar kushte më të mira NULL NULL 02.12.2021 10:51 02.12.2021 10:51 Të gjithë specializantët e angazhuar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) me financim nga ministria e Shëndetësisë̈ dhe ata me vetë financim sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, protesta e tyre nisi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK). Ata përmes këtij marshi protestues po kërkojnë̈ që ata që janë me vetëfinancim të kthehen në të rregullt dhe të gjithëve tu paguhet kujdestaria sidomos gjatë vikendeve. “20 vite u harruam mos na harroni edhe ju”, “familja nuk mund të na financoj gjatë gjithë jetës”, “na trajtoni me dinjitet”, “kryeministër ndaloni traditën e neglizhencës së mjekëve të rinj”, ishin disa nga mbishkrimet që mbanin në duar protestuesit të cilët i vendosen para Qeverisë së Kosovës dhe objektit të Kuvendit të Kosovës. Arianit Zajmi specializant tha se përmes këtyre protestave po kërkojnë trajtim dinjitoz nga shteti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 20 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 27 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day