Mjekët me grevë kërkojnë Ligjin për Paga, pacientët ankohen (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 25.11.2021 20:29 nga Arbreshë Uka 25.11.2021 20:29 Mantelbardhët e tri niveleve të sistemit shëndetësor e bojkotuan punën për tetë orë gjatë së enjtes. Nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 15:00 të pasdites punonjësit shëndetësorë qëndruan në grevë, ndaj shërbime pati vetëm për rastet urgjente. Një veprim i tillë sindikal u paralajmërua ditë më parë nga Federata Sindikale e Shëndetësisë në vend, ku të njëjtit thonë se iu janë përgjigjur 100 për qind të gjithë mantelbardhët. Greva e ditës së sotme për FSSHK-në është pakënaqësia e mosshkuarjes së Ligjit të Pagave në Kuvend dhe mospërfshirja e tyre për të punuar në këtë ligj. Megjithëkëtë, një sindikatë tjetër që përfaqëson infermierët dhe mamitë e kundërshtuan grevën me arsyetimin se edhe Ligji i ri i Pagave është diskriminues ndaj infermierëve. FSSHK-ja paralajmëron se nëse Qeveria nuk i fton për të dialoguar, atëherë do të ketë grevë edhe 24 orëshe ditëve në vijim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.