Mjekët amerikanë e italianë operojnë fëmijët kosovarë (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa 13.05.2022 20:29 nga Agnesa 13.05.2022 20:29 32 fëmijë kosovarë me probleme në zemër do të trajtohen nga mjekë amerikanë e italianë. Këta kardiokirurgë, bashkë me kolegët nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, po operojnë të lindurit me keqformime të lindura në zemër. Nga intervenimet që po kryhen në Klinikën e Kardiologjisë Invazive, përfitoi edhe një 10-vjeçare, nëna e së cilës uroi që vajza të mos ketë më kurrë telashe. Njëri nga kardiologët shprehet i lumtur që po iu mundësojnë fëmijëve jetë të shëndetshme, njofton Klan Kosova Edhe nikoqirët e vlerësuan lart bashkëpunimin. Organizata Humanitare- GOLI, GOL Kosova dhe më herët ka operuar fëmijët kosovarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.