Mjekë ‘milionerë’ e politikanë të ‘varfër’, a u verifikua deklarimi i zyrtarëve publikë? (VIDEO) NULL NULL 21.04.2026 08:17 21.04.2026 08:17 Foto ilustrim Ligji për deklarimin e pasurisë po konsiderohet si mjaft i fortë dhe pa të meta. Megjithatë, avokati Asdren Bytyqi, në emisionin “Ora Shtatë” tha se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore për të hetuar zyrtarët nëse kanë deklaruar pasurinë rrejshëm apo jo, transmeton Klankosova.tv. “Ligji si ligj nuk ka të meta, por sa i përket faktit se a po deklarohet pasuria drejt apo jo, një gjë duhet ta dimë që Agjencioni nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore që ta bëjë hetimin e gjithë atyre zyrtarëve që deklarojnë”, tha Bytyqi në Klan Kosova. Pos tjerash, ai tha se nëse zyrtarët deklarojnë rrejshëm pasurinë, përballen me vepër të rëndë penale.