Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mizat” e Albin Kurtit, kush kë po e mbytë? (VIDEO)

NULL NULL
15.01.2025 19:11

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk po i kopjon vetëm humoristët ndërkombëtarë, por edhe ata vendorë, stupcat.

Por me 9 shkurt, do të shihet nëse koalicioni opoztar sipas tij do të mbes mes shuplakave të Kurtit apo kjo do të jetë një bomerang për vetë kryeministrin.

Qëndrimi në pushtet për një mandat të plotë duket se e ka elektrizuar qëndrimin e Kurtit përballë elektoratit.

Kjo javë e parë e fushatës është karakterizuar me mimika e sjellje të çuditshme të tij.

Ajo që e veçon Kurtin në gjithë karrierën e tij politike është sulmi ndaj të tjerëve, kushdo që mendon ndryshe nga ai.

Dhe kjo i magjepste bashkëpartiakët e tij, derisa buzëqeshja u shkonte ”veshë m’vesh”.

Katër vjet pas mandatit, Kurti kërkon fajtorët për premtimet e papërmbushura të tij.

Pikërisht mizën si insekt, e cila shtypet dhe mbytet lehtësisht e përdor për t’i sulmuar dy partitë më të mëdha opozitare në vend, duke u vënë edhe akronime denigruese.

Nga mbytja e mizave në Pejë, Kurti hap zemrën e tij në Mitrovicë duke i folur ashtu siç dinë të flasin populistët që janë të prirë për të nxitur masat.

Siç kundërshtarët politikë i ka “krip në sy”, të cilët i akuzon për të gjitha dështimet e tyre, përdor batutat e tij si specialitet, për t’i etiketuar si hajdutë.

Laringu siç dukej i digjej, e zëri i shterej nga bërtimat, por asnjëra prej tyre nuk i pengonte për të vazhduar me “kunjat” ndaj kundërtashërve politikë.

lajme të ngjashme