“Mizahir Isma” gati për finalen e madhe të Kupës së Kosovës, Trepça – Bashkimi NULL NULL 18.02.2026 12:23 18.02.2026 12:23 Rahoveci është gati për natën më të madhe të basketbollit kosovar. Në palestrën “Mizahir Isma” sonte përplasen dy rivalët kryesorë të sezonit, KB Trepça dhe KB Bashkimi, në finalen e Kupës së Kosovës. Dy skuadrat jo vetëm që po dominojnë këtë edicion të Superligës, por edhe kërkojnë të vendosin vulën e parë të sezonit me një trofe të rëndësishëm. Përballja vjen pas dueleve të forta gjatë kampionatit, duke e bërë këtë finale edhe më të zjarrtë. Takimi nis në ora 19:30 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion. /Klankosova.tv