Mitrovicë, vërshimet ndajnë veriun e jugun (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 19.01.2023 20:25 nga Qendresa Sinani 19.01.2023 20:25 Komuna e Mitrovicës të enjten shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përshkallëzimit të situatës me lumenjtë që dolën nga shtrati. Ibri u fry aq shumë sa u barazua me muret e larta mbrojtëse. Depërtimi i ujit bëri që rruga përballë tij të bëhet vështirë e kalueshme. Fshati Broboniq ishte më i prekuri meqë shumë familje mbetën të bllokuara derisa u evakuuan nga zjarrfikësit. Uji i furishëm mund të ketë depërtuar edhe brenda shkollës së Suhodollit, meqë oborri i tij u bë i pakalueshëm. Por, shpresat janë që të paktën kompensimi i dëmeve të bëhet, ndonëse jo nga pushteti lokal. Bahtir Maxhuni, drejtor i emergjencave në Mitrovicë tha se kanë marrë njoftim nga qeveria që të mbledhin të dhënat e dëmeve që iu shkaktuan qytetarëve. klankosova.tv