Mitrovicë: Policia shpërndan fletushka informuese për shoferët e trotinetëve elektrikë (FOTO) NULL NULL 03.04.2024 19:23 03.04.2024 19:23 Mitrovicë: Policia shpërndan fletushka me mesazhe informuese për shoferët e trotinetëve elektrikë Me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit së shoferëve që ngasin trotinetet, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka shpërndarë sot fletushka për shoferë, ku janë specifikuar sanksionet që pasojnë në mosrespektimin e ligjit “Ndalimi i qarkullimit me trotinet elektrik në trotuare dhe sheshe’. Bëhet e ditur se në fletushkë janë paraqitur disa nga rregullat bazë që duhet t’u përmbahen shoferët e trotineteve, si vijon: – Shoferi i trotinetit elektrik duhet ta shfrytëzojë shiritin për biçikleta ose shtegun e përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë. – Shoferi i trotinetit duhet te shfrytëzojë shiritin e djathtë të trafikut, duke lëvizur sa ma afër skajit të djathtë në distancë deri në një metër. – Fëmijës nën moshën 16 vjeç nuk i lejohet ta drejtojë trotinetin elektrik në rrugë publike. – Shoferi i cili vepron në kundërshtim, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 150 euro, dhe i konfiskohet mjeti në kohëzgjatje tre muajsh “Policia u bën thirrje për të gjithë ngasësit e trotinetëve -elektrikë që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, pasi ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e sigurisë në trafikun rrugor, policia do të ndërmarrë masat e parapara me ligj”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova DnV: Problemi më akut i ditës së djeshme, fshirja e lehtë e markerit te disa votues 6 orë më parë
Kosova Hamza: Po dihet kush ka pësuar rënie të votave, ne presim t'i kemi më shumë se 200 mijë 6 orë më parë