Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mitrovicë: Një shtëpi dhe shkolla “Musa Hoti” kaplohen nga flaka (VIDEO)

NULL NULL
13.08.2017 16:20

Një zjarr ka përfshirë lagjen “Bair” në Mitrovicë dhe flakët kanë kapluar edhe një pjesë të shkollës “Musa Hoti”.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Flaka ka kapluar një shtëpi dhe më pas edhe një pjesë të shkollës. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes “, pohoi Zaiti.

Mitrovica dhe fshatra të këtij qyteti tash e sa ditë janë duke u përballuar me flakët, kryesisht të shkaktuara nga temperaturat e larta.

Në këtë rast, ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

 

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.