Mitrovicë: Një grua kanoset me thikë, një burrë gjuhet me gotë, arrestohet e dyshuara NULL NULL 24.02.2024 09:36 24.02.2024 09:36 Foto ilustruese: Policia e Kosovës. Është arrestuar një e dyshuar në Mitrovicë, pasi ajo raportohet se e ka kanosur me thikë një grua, dhe e ka goditur me gotë qelqi një burrë. E dyshuara është liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit, ndërsa ngjarja ka ndodhur dje afërsisht një orë para mesnate. Rasti është cilësuar “Lëndim i rëndë trupor”, njofton policia, raporton Klankosova.tv.