Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mitrovicë: Gjendet një foshnje e vdekur në mbeturina

NULL NULL
11.11.2015 12:52

Një foshnje e vdekur është gjetur në hapësirat e zonës ku hudhen mbeturinat e regjionit të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i rajonit të Mitrovicës Avni Zahiti i cili tregoi se foshnja që është e gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete dhe këtë e ka vërtetuar edhe mjeku që ishte në vend të ngjarjes.

Zahiti tha se janë kryer procedurat mjeko ligjore ndërsa shtoi se pas hetimeve të para hetuesit kanë dyshime që trupi i foshnjës dyshohet të jetë sjellur në këtë deponi nga ana e kamionëve që bartin mbeturina.

Ai gjithashtu ka shtuar se trupi i foshnjës së pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko ligjore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.