Mitrovicë: Dy të arrestuar pas një rrahjeje ku dyshohet se pati të shtëna NULL NULL 02.07.2025 10:07 02.07.2025 10:07 Dy persona janë arrestuar të hënën në mbrëmje në Mitrovicën e Jugut, pas një përleshjeje fizike ku dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri. Rasti është raportuar më 30 qershor 2025, rreth orës 20:08, në rrugën “Nysret Musa”. Sipas raportit të policisë, në ngjarje janë përfshirë disa persona, ndërsa pas intervenimit të njësive policore, janë arrestuar dy të dyshuar, njofton Klankosova.tv. Gjatë kontrollit ndaj tyre, policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie me dhjetë fishekë, si dhe rreth 190 fishekë të tjerë të llojeve të ndryshme. “Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 9 orë më parë
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 11 orë më parë