Mitrovicë: 48-vjeçari në gjendje të dehur bie nga ballkoni, vdes në QKUK NULL NULL 02.07.2025 09:29 02.07.2025 09:29 Një 48-vjeçar nga Mitrovica ka humbur jetën të martën pas rënies nga ballkoni i banesës së tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Rozafa”, ku sipas dëshmisë së vëllait të viktimës, Daim Qubreli ishte në gjendje të dehur në momentin kur dyshohet se ka rënë nga kati i lartë i objektit banesor. Fillimisht ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka ndërruar jetë rreth orës 23:35 të së njëjtës ditë, raporton Sinjali, transmeton Klankosova.tv. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Vdekje e dyshuar”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025