Mitrovica me këshill paralel për eshtrat e Isës NULL NULL 25.05.2015 16:47 25.05.2015 16:47 Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, pas një takimi që pati sot me familjarë të heroit kombëtar Isa Boletini, tha se nëse qeveria nuk e mbështet kërkesën e tyre për rivarrimin e eshtrave të heroit në vendlindjen e tij, atëherë komuna që e udhëheq ai do ta formojë këshillin e vet për rivarrim dhe do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet. Gjatë këtij takimi, i pari i Mitrovicës, iu tha familjarëve se duhet t’i jepet edhe një shans Qeverisë së Kosovës, që të vendos se a do të mbështes kërkesën e tyre që heroi kombëtar të rivarroset në vendlindjen e tij. Sipas Bahtirit, nëse ekzekutivi shpreh gatishmërinë që të mbështesë këtë kërkesë, atëherë institucionet e pushtetit lokal janë gatshme që të bashkëpunojnë rreth përgatitjeve për rivarrimin e eshtrave të Isës në Boletin, transmeton Klan Kosova. “Por, nëse, Qeveria e Kosovës, nuk shpreh gatishmëri për të tërheq vendimin skandaloz dhe të pakuptimtë e johuman të Këshillit për Rivarrim, me të cilin eshtrat parashihen të rivarrosen në Vlorë, e jo në Boletin, dhe nuk dëshiron të mbështet kërkesën tonë të përbashkët, atëherë ne nuk do të lejojmë më që dikush të luaj me heroin tonë, këtë figurë emblematike, por do t’i rivarrosim vet eshtrat e tij aty ku ka lindur dhe ku vazhdimisht ka shpreh dëshirën që të pushoj përgjithmonë. Komuna do të formoj këshillin e vet për rivarrim dhe do t’i mbuloj të gjitha shpenzimet”,tha Bahtiri. Ky i fundit poashtu i njoftoi familjarët për takimin që ka zhvilluar me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani me ç`rast tha se ky i fundit ka mbështetur vendosmërinë e tij dhe të familjarëve pë rivarrimin e Isa Boletinit në vendlindje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë