Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mitrovica e do Isën në Boletin

NULL NULL
15.05.2015 19:54
Vendimi i këshillit organizativ për rivarrimin e Isa Boletinit që ai të rivarroset në Vlorë, ka mbledhur seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Mitrovicës.

Çështja e rivarrimit të eshtrave të tij, i ka bashkuar asamblistët mitrovicas, në një zë, pa dallim partie.

Asamblistët e LDK-së i kërkuan të parit të partisë së tyre që të jetë i vëmendshëm dhe ia kujtuan se Isa Boletini e kishte lënë amanet të varroset në Boletin.

Ndërsa, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje mendojnë se rivarrimi i Isa Boletinit në Vlorë, i shkon për shtati Edi Ramës.

Ndërsa, një vendim i tillë i ka shqetësuar edhe banorët e Mitrovicës të cilët përkrahin vendimin e komunës që ai të mos rivarroset në Vlorë.

Mbledhja e kuvendit komunal ka hartuar një kërkesë për institucionet kosovare dhe ato të Shqipërisë, ku u bëhet thirrje që ai të varroset në komunën e tyre.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.