Mitovicë: Në qytet vendosen banerë në përkrahje të Thaçit dhe Veselit NULL NULL 05.07.2020 17:29 05.07.2020 17:29 Nëpër qytetin e Mitrovicës me moton “Çlirimtarë Mitrovica është me ju”, janë vendosur disa banerë në përkrahje të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, shkruan Jepi Zë përcjell Klan Kosova. Nuk dihet se kush e ka bërë vendosjen e tyre në qytet. Vendosja e tyre është bërë në përkrahje të tyre pasi që Prokurori i Dhomave të Specializuara dorëzoi propozim-aktakuzë ndaj tyre. Ndryshe, më 9 korrik është paralajmëruar protesta nga veterantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025