Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Misteri i rënies së motrave shqiptare nga dritarja e banesës në Itali, dyshimet e hetuesve

NULL NULL
07.01.2025 16:00

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Genova të Italisë, ku dy motra me origjinë shqiptare kanë rënë nga dritarja e banesës së tyre në katin e katërt të një pallati.

Si pasojë e rënies, njëra prej tyre, 31 vjeçare, ka ndërruar jetë në vend, ndërsa motra e saj 34 vjeçare ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë, transmeton klankosova.tv.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës dhe autoritetet italiane po hetojnë për shkaqet e incidentit. Dritarja nga e cila kanë rënë motrat është e vogël, një detaj që i ka çuar hetuesit të dyshojnë për mundësi tjera, megjithatë ngjarja ende mbetet e paqartë.

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që njëra prej motrave mund të jetë përpjekur të vetëvritet ndërsa tjetra mund të ketë rënë përpjekur për ta shpëtuar, por është rrëzuar gjithashtu.

Fqinjët e kanë ndihmuar policinë me informacionet e tyre, duke treguar se kishin dëgjuar një zhurmë dhe kishin parë një grua të shtrirë në tokë në korridorin hyrës të pallatit. Pas disa minutash, ata kanë parë se përmbi të kishte rënë dhe motra tjetër.

Sipas euronews.al, dy motrat, që kanë qenë në banesë së bashku me fëmijët e tyre, janë ndihmuar nga fëmijët, të cilët kanë hapur derën për të mundësuar ardhjen e policisë.

Një detaj tjetër i rëndësishëm është se 31-vjeçarja, e cila humbi jetën, pritej të paraqitej më 10 janar për një seancë dëgjimore lidhur me kujdestarinë e pesë fëmijëve të saj, të cilët ishin besuar ish-bashkëshortit të saj.

lajme të ngjashme