Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miss Sllovakia 2020 shpallet vajza me origjinë shqiptare

NULL NULL
15.08.2020 21:13

Në finalen e mbajtur të Miss Slovakisë, më datën 14 gusht, Leona Novobërdaliu u kurorëzua si mbretëresha e re e bukurisë.

22 vjeçarja me origjinë shqiptare, por e lindur në Bratislava, dha një performancë të shkëlqyer gjatë konkurrencës me 11 finaliste të tjera.

Leona është ekonomiste e diplomuar në Kings College në Londër. Ajo do të prezentojë Slovakinë në konkursin Miss Bota 2020.

Ajo aktualisht punon në një institucion financiar që merret me investime. Ajo hyri në konkursin “Miss Sllovakia” sepse ishte ëndrra e saj që në moshë të re, të cilën dëshironte ta realizonte.

Të shtunën në mbrëmje, kjo ëndërr u realizua dhe Leona u bë mbretëresha e re e bukurisë për vitin 2020 në Sllovaki./tch

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.