Miss Serbia largohet nga konkursi i bukurisë pas fotos me simbolin e shqiponjës NULL NULL 27.10.2021 20:11 27.10.2021 20:11 Miss Intercontinental Serbia, Valentina Petroviç është tërhequr nga konkursi i bukurisë pas kritikave të shumta në mediat serbe për foton ku ajo pozon duke bërë simbolin e shqiponjës së bashku me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën. Fotoja e publikuar në rrjetet sociale nga Frontina Gashi, përfaqësuesja e Shqipërisë në konkurs, shkaktoi zhurmë të madhe mediatike në Serbi. Përmes një statusi në rrjetet sociale Valentina Petroviç ka kërkuar falje për atë që e cilëson ‘moment spontaniteti të pamenduar dhe rënie në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër’, ndërsa njofton se ka hequr dorë nga gara. “Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky akt. Më vjen shumë, shumë keq, ndaj përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj”, thuhet në reagimin e Missit./Euronews/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin", thotë Bilalli 11 minuta më parë
Kosova “Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar prova e video mbrojtëse 17 minuta më parë
Kosova Bilalli: Deklarimi i Trumpit tregon se Ballkani do të jetë fokus edhe në të ardhmen 36 minuta më parë