Miss Amerika zbulon se si ushtarët e tjerë e pritën fitoren e saj NULL NULL 07.06.2016 22:22 07.06.2016 22:22 Miss USA Deshauna Barber ka bërë intervistën e saj të parë, që kur është shpallur fituese në konkursin e “Miss USA 2016”, ku ajo zbuloi se si ushtarët e tjerë e pritën fitoren, transmeton Klan Kosova. Barber, 26 vjeçare, gjatë intervistës për Good Morning America, deklaroi se ajo ka marrë shumë mesazhe me tekst urimi për fitoren e saj në natën e së dielës, dhe se nuk kishte shanse për t’i lexuar të gjithë. “Kur e hapa telefonin tim, unë pashë mbi 250 mesazhe të cilat nuk isha në gjendje t’i hapja të gjithë”. Disa nga mesazhet me urime ishin nga shokët e saj ushtar. “Ata të gjithë po më shikonin”, ka shpjeguar ajo. “Disa nga tekstet ishin nga ushtarët e mi, kështu që ata ishin shumë të ngazëllyer për mua. Njësia ime ka qenë jashtëzakonisht mbështetëse dhe e mrekullueshme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025