“Mision i pamundur”, Musiala thotë se nuk mund të bëhet si Messi NULL NULL 26.04.2024 09:16 26.04.2024 09:16 Ylli i Bayern Munichut, Jamal Musiala nuk po përpiqet të jetë Lionel Messi i ardhshëm, me 21-vjeçarin që pranon se do të ishte një “mision i pamundur”. “Nuk e di, nuk mendoj se mund ta krahasoj veten fare me Messin. dhe ky është pothuajse një mision i pamundur. Mendoj se është e kotë krahasimi me Leon apo ndonjë lojtar tjetër”, u shpreh Musiala. Ylli gjerman mes tjerash tregoi se edhe nga kush është frymëzuar për të luajtur këtë sport. “Pa dyshim, Messi dhe Ronaldinho. Unë kam parë dhjetëra e dhjetëra video të tyre. Kam pasur edhe një fanellë [Zinedine] Zidane kur ai ishte shumë i vogël, numrin dhjetë të kombëtares franceze. Jam rritur duke parë Leon dhe Neymar. Ata ishin të preferuarit e mi, sepse më argëtuan shumë dhe i sollën shumë gëzim lojës. Unë gjithmonë ndaloja për t’i parë: Leo duke shënuar gola ose Neymar duke bërë ato truket me topin. Pastaj shkoja në oborr dhe përpiqesha t’i imitoja. Unë kam qenë gjithmonë një fans i tyre”. Musiala ka zhvilluar deri më tani 150 paraqitje me bavarezët.