Mirren për ishin Neeson: E dua shumë edhe sot NULL NULL 23.11.2022 09:23 23.11.2022 09:23 Helen Mirren po bën disa komente të rralla për marrëdhënien e saj me Liam Neeson. 77-vjeçarja Helen, dhe 70-vjeçari Liam, ishin në lidhje për disa vjet në vitet 1980 pasi u takuan në xhirimet e filmit të tyre të vitit 1981 “Excalibur”. Në një intervistë të re, Helen iu kthye marrëdhënies së saj me Liam, duke pranuar se ata “nuk ishte e shkruar të ishin bashkë”. Teksa fliste për AARP The Magazine, Helen tha se “të gjithë të dashurit e mi duhej të kishin një këmishë të bërë nga unë”. “Unë e bëra një për Liam, çuditërisht”, shtoi Helen kur u pyet nëse ai ka një nga këmishët e saj të bëra në shtëpi. Ajo vazhdoi të thoshte se teksa ajo dhe Liam “e donin njëri-tjetrin”, marrëdhënia e tyre nuk u bë e qëndrueshme. “Ne nuk duhej të ishim bashkë në atë mënyrë, por e donim shumë, shumë njëri-tjetrin”, shpjegoi Helen. “E dua shumë edhe sot e kësaj dite. Ai është një burrë kaq i mrekullueshëm”.