Mirlind Daku e kualifikon Osijekun në gjysmëfinale të kupës së Kroacisë NULL NULL nga Jon Ajeti 01.12.2021 20:35 nga Jon Ajeti 01.12.2021 20:35 Futbollisti Mirlind Daku ia ka siguruar fitorën Osijekut përballë Slaven Belupos në kuadër të kupës së Kroacisë në futboll dhe njëkohësisht kalimin në gjysmëfinale të kësaj gare. Ndeshja përfundoi 0-0 përgjatë 90 minutave, teksa edhe në dy shtesat me nga 15 minuta gola nuk pati. Nga penaltitë, skuadra e Osijekut u tregua më e saktë, duke fituar me rezultat 5-4, kurse penaltia vendimtare iu besua Dakut, që nuk gaboi për ta vulosur triumfin e skuadrës së tij. 23-vjeçari në këtë ndeshje luajti nga minuta e 71-të. Ishte kjo paraqitja e 12-të për Dakun në të gjitha garat për skuadrën Osijek ku shumicën e rasteve është inkuadruar nga banka rezervë, dhe ka arritur të shënoj 4 gola.
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 01/02/2023