Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mirlind Daku fillon përgatitjet me Osijek

NULL NULL
nga Jon Ajeti 24.06.2021 15:06

Golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar në Superligës së Kosovës, Mirlind Daku, i është bashkuar ekipit Osijek në përgatitjet për sezonin e ri .

Daku që realizoi 31 gola me fanellën e Ballkanit, është rikthyer tek ekipi kroat pasi ishte i huazuar tek ekipi nga Theranda, njofton Klan Kosova.

22-vjeçari pas paraqitjeve fantastike në elitën e futbollit kosovar, ka bindur shtabin teknik të Osijekut për të qenë pjesë e përgatitjeve dhe njëkohësisht do të llogarisin në sulmuesin nga Gjilani për stinorin e ri.

Mirlind Daku më parë ka luajtur për ekipet si Hajvalia e Llapi e më pas u transferua në ekipin e dytë të Osijek, e cila e huazoi fillimisht te Kukësi, dhe se fundi te Ballkani .

Bomberi kosovar, sivjet arriti rekord të golave brenda një edicioni, teksa ka qene i ftuar edhe të kombëtarja e Kosovës, për miqësoret e muajit qershor.

Tek Osijek, Mirlind Daku do të luajë me Eros Grezdën, teksa ekipi do të jetë pjesë edhe në kualifikimet e Europa Ligës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.