Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mirëpritet vendimi i rebelëve huthi për ndalim të sulmeve ndaj Arabisë Saudite

NULL NULL
22.09.2019 10:03

I dërguari i Posaçëm i Jemenit në Kombëtet e Bashkuara, Martin Griffiths, tha të shtunën se deklarata e rebelëve Huthi që do të ndalin të gjitha sulmet ndaj Arabisë Saudite, do të ndihmonte në përfundimin e luftës së gjatë civile.

Griffiths tha se implementimi i një inciative të tillë nga Huthit “me mirëbesim do të dërgontë një mesazh të fuqishëm të dëshirës për t’i dhënë fund luftës”.

Në një deklaratë nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Griffiths tha se dëshiron një zgjidhje politike për t’i dhënë fund konfliktit.

Ai theksoi rëndësinë e mundësisë për të lëvizur përpara me të gjithë hapat e nevojshëm për të evituar dhnën, eskalimin e situatës dhe retorikës së panevojshme.

Irani zotohet se do të “shkatërrojë çdo agresor” pas vendimit të Trumpit për trupat ushtarake

Ndryshe, Riadi zyrtar tha se është duke shqyrtuar mundësinë për t’ju përgjigjur njoftimit të militantëve Huthi për ndalimin e të gjitha sulmeve kundër Arabisë Saudite.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, tha se janë duke pritur rezultatet e hetimeve të sulmit të 14 shtatorit ndaj rafinerive të naftës, para se të marrin një vendim.

Përkundër përgjegjësisë së marrë për sulmin nga militantët Huthi, SHBA-ja dhe Arabia Saudite kanë fajësuar Teheranin.

Presidenti amerikan Donald Trump, tha më 20 shtator se ka autorizuar një rritje të moderuar të trupave ushtarake në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara, pas këtij sulmi.

Irani ka mohuar përfshirjen në sulm si dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret ndaj çdo agresori./rel/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.