Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mirë që u largova nga United

NULL NULL
02.06.2015 09:53
Paul Pogba: Nuk pendohem që u largova nga Manchester United. Jam në finale të Ligës së Kampionëve, kjo dëshmon se gjërat dolën për mbarë.

Ish mesfushori i Machester United, Paul Pogba, insiston se arritja në finale të Ligës së Kampionëve me Juventusin dëshmon që largimi nga Old Traford ishte vendimi i duhur, shkruan DailyMail, përcjell Klan Kosova.

Reprezentuesi francez e la Manchesterin si transfer i lirë në fundsezonin e 2012-ës, nën rrethana jo fort të relaksuara.

Pogba ishte revoltuar në United, sepse lojtari besonte se nuk vlerësohej aq sa e meritonte.

Që nga kalimi në Juventus, 22 vjeçari është zhvilluar shumë, duke u cilësuar tashmë edhe si njëri nga më të mirët e Europës.

Pogba është trageti i top-klubeve në ligate më të forta të futbollit.

“Jam shumë i lumtur me ardhjen time në Torino”, ka thënë Pogba për The Telegraph, transmeton Klan Kosova.

“Nuk pendohem fare, Jam shumë i lumtur këtu dhe po e shijoj çdo moment”.

 

lajme të ngjashme