Miratohet Strategjia për Rregullim më të Mirë 2.0 për Kosovën NULL NULL 18.09.2018 15:54 18.09.2018 15:54 Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për Rregullim më të Mirë 2.0 për Kosovën. Kjo strategji mbulon një gamë të gjerë programesh, qasjesh dhe analizash dhe mjeteve të politikave për të bërë ndryshime. Synim është përmirësimi i hartimit të politikave dhe legjislacionit, duke siguruar që ato të jenë të bazuara në dëshmi dhe të jenë gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë që vendimet e qeverisë të jenë të bazuara në të dhëna, statistika dhe të konsultuara me palët. Qëllimet kryesore të strategjisë janë: Të vlerësojë se si Qeveria e Kosovës mund të zhvillojë një program për zvogëlimin efektiv të barrës administrative; Të zbatojë vlerësimin e ndikimit bazuar në sistemin aktual për hartim të Koncept dokumenteve; Të përmirësojë konsultimin me palët e interesit përmes zbatimit të standardeve minimale për konsultime; Përmirësimin e komunikimit të politikave në analizën e hollësishme të gjendjes aktuale; Të hartojë një plan më real të punës i cili merr parasysh kohën që nevojitet për të bërë analizën e politikave dhe konsultimin e palëve të interesit, bazuar në Koncept dokument në të cilin elaborohet plani. Kabineti Qeveritar gjithashtu ka miratuar edhe Vlerësimin e rrezikut sektorial në pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në sektorin e organizatave joqeveritare/jofitimprurëse në Kosovë, si dhe ka themeluar Komisionin Ekzekutiv për Reformën në fushën e inspektimeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025