Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miratohet Raporti Vjetor i Agjencisë kundër Korrupsionit për vitin 2020

NULL NULL
22.11.2021 15:55

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit me 81 deputetë të pranishëm u miratua Raporti Vjetor i Agjencisë kundër Korrupsionit për vitin 2020.

79 vota ishin për, asnjë kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim, njofton Klankosova.tv.

Nga Komisioni për Legjislacion, Adnan Rrustemi, tha se pas shqyrtimit që i kanë bërë e rekomandojnë miratimin e raportit.

Edhe kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, i rekomandoi Kuvendit miratimin.

Në anën tjetër ai në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së, tha se e mbështesin Raportin por se duhet theksuar nevojën për fuqizimin e kësaj Agjencie dhe shtimin e angazhimit të saj në luftën kundër korrupsionit.

Ndërsa, Hajdar Beqa nga Grupi Parlamentar i PDK-së, tha se e kanë shqyrtuar Raportin dhe vlerësojnë se ka qenë një raporti i detajuar e i pasqyruar mirë, dhe e përkrahin.

Kurse Driton Selmanaj nga Grupi Parlamentar i LDK-së, deklaroi se përkundër sfidave si rezultat i pandemisë Agjencia ka sjellë një raport voluminoz dhe i japin mbështetje.

Si shqetësim ai ngriti faktin që, sipas tij faji i Kuvendit ky institucion qe gjashtë muaj nuk ka udhëheqës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.