Miratohet projektligji për çmimet tavan NULL NULL 23.04.2026 11:36 23.04.2026 11:36 Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kaloi edhe në shqyrtimin e dytë ligji për çmimet tavan, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, opozita nuk i doli në përkrahje këtij projektligji, duke theksuar se ai, sipas tyre, është antikushtetues.