Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve NULL NULL 27.06.2019 12:37 27.06.2019 12:37 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ky ligj ka marrë 76 vota për dhe asnjë kundër e as abstenim. Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, ka thënë se ky ligj është ndër më të rëndësishmit. Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka vlerësuar faktin që sot Kuvendi miratoi ligjin në fjalë. KOMF thekson në një njoftim për media se ka qenë pjesë integrale e grupit punues për hartimin e projektligjit dhe në vazhdimësi ka apeluar për aprovimin e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë 4 minuta më parë
Kosova Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri 7 minuta më parë