Miratohet Ligji për Banimin e Përballueshëm dhe Social, Aliu: Po fillojmë shumë shpejt NULL NULL 05.12.2024 17:59 05.12.2024 17:59 Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është votuar edhe në lexim të dytë Ligji për Banim të Përballueshëm dhe Social. Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu. Aliu tha se këtë premtim do ta realizojnë ‘shumë shpejt’ duke treguar edhe komunat. “Ky projekt ka qenë njëri prej zotimeve e angazhimeve tona kyçe” ka thënë në një postim Aliu. “Po fillojmë shumë shpejtë me 4 komuna e 9 të tjera janë në radhë” theksoi i pari i MMPHI-së transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.