Miratohet kërkesa e Besnik Tahirit, “Rezoluta për Hagën” del e para në rend të ditës NULL NULL 12.02.2026 20:02 12.02.2026 20:02 Shefi i GP të AAK-ës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që pika e tretë e rendit të ditës, ajo për Rezolutën për Hagën, të dalë e para. “Kërkoj që pika e tretë, ajo e Rezolutës për Hagën, të vendoset në pikën e parë, pasi kryetari Ramush Haradinaj e ka një obligim dhe ka dëshirë të jetë pjesë e votimit të kësaj rezolute”, tha Tahiri. Kjo u aprovua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, teksa kërkoi që të votohet për ndërrimin e rendit të ditës. 101 deputetët e pranishëm votuan pro. Paraprakisht, Rezoluta për Hagën ishte paraparë të ishte pika e tretë e rendit të ditës në seancën e sotme të jashtëzakonshme plenare. /Klankosova.tv Kjo është “Rezoluta për Hagën” që pritet ta miratojë sonte Kuvendi i Kosovës