Miratohen shumë projektligje NULL NULL 07.05.2015 10:53 07.05.2015 10:53 Kuvendi i Kosovës ka votuar projektligjet për Menaxhimin e Financave Publike, Avokatin e Popullit dhe Barazinë Gjinore. Pos këtyre projektligjeve në Kuvend kaluan edhe disa të tjera. I plotësuar (12:47) Ka kaluar me 65 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenime edhe projektligji për Barazi Gjinore, pas një diskutumi të gjatë, ku deputetët dhanë propozimet e tyre. Përkundër projektligjit të mëhershëm për Avokatin e Popullit, ku Vetëvendosje nuk u pajtua, këtë herë kanë votuar pozitivisht të gjitha partitë pjesëmarrëse në Parlament. Deputetja Aida Dërguti e Vetëvendosjes tha se e përkrahim në parim edhe pse ka mangësi. “Do ta përkrahim në parim, ka disa mangësi po shpresoj që do të plotësohet ne mes 2 leximeve. Propozojmë futjen e një neni të veçantë për procedura ndëshkimore, për ata që nuk e zbatojnë ligjin për barazi gjinore”. Për projektligjin e Barazisë Gjinore ka komentuar edhe deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi. Kelmendi shprehu pakënaqësi me disa nga pikat e projektligjit. “Ky projektligj është një nga projektligjet më të rëndësishme në Republikën e Kosovës pasi prekë gjininë femërore që përbën gjysmën e popullatës së Kosovës”. “Ajo çka më bën t’i jap vërejtjet dhe propozimet ka të bëjë me nenin 3”. “Klima në Kosovë është mjaft e rëndë në shumë pika sidomos në dhunën e shtypjen në familje, shkollim, punësim dhe trashëgiminë në pronë”, tha Kelmendi. I plotësuar (11:35) Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim edhe projektligjin për Avokatin e Popullit, me 59 vota për, 12 kundër dhe 3 abstenime. Projektligjin e kanë votuar të gjitha partitë parlamentare, përpos Lëvizjes Vetëvendosje. Mytaher Haskuka dhe Albulena Haxhi nga Vetëvendosjes thanë se ky projektligj, i tillë fare është tani, nuk i garanton avokatit të popullit pavarësinë, që ia garanton kushtetuta dhe nuk është mirë i strukturuar. Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale, Arben Abrashi në prezantimin që i bëri projektligjit tha se, tentohet që me këtë projektligj të “krijohet një infrastrukturë ligjore e qartë për të drejtat e njeriut” dhe të bëhet “eleminimin e problemeve që ka hasur në praktikë avokati i popullit më parë”. “Ne e kemi hartuar këtë projektligj me standarted më të larta dhe ju ftoj ta miratoni këtë atë”, u tha deputetëve Abrashi. Është votuar në parim, pa asnjë votë kundër projektligji për Menaxhimin e Financave Publike. Grupet parlamentare në seancën e sotme, ku u diskutua për amendamentin e ligjit për Menaxhim të Financave Publike, janë pajtuar që ta amandamentojnë këtë ligj, përkatësisht heqjen e nenit 69, me të cilin kërkohet kompenzimi edhe i dëmeve jo ekonomike. Kjo është në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe Gjykatën Evropiane të të drejtave të njeriut, ka thënë Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani. Kjo nisma ka ardhur pas 13 mijë nënshkrime nga iniciativa qytetare. Kuvendi ka votuar edhe disa projektligje tjera, si ai për Mbrojtje ndaj Diskriminimit, Letërnjoftime, Pajisje me Armë, Municion dhe Pajisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet e Autorizuara Shtetërore për Siguri. Me 58 vota për ka kaluar edhe projektligji për Maturën Shtetërore klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.