Miratohen një pako ligjesh, shkak vizat NULL NULL 06.05.2015 09:43 06.05.2015 09:43 Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë i është thënë po një pakojr të projektligjeve që kanë të bëjnë me fushën e gjyqësorit. Qeveria e Kosovës ka aprovuar një pako të projektligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me fushën e gjyqësorit. Me këtë rast, i është thënë po edhe projektligjit me ndryshim dhe plotësim për Këshillin Prokurial të Kosovës I cili sipas Ministritë të Drejtësisë, Hajredin Kuçi i njëjti këshill do të ketë 14 anëtarë, 10 prokurorë dhe katër të tjerë nga shoqëria civile. Gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit është miratuar edhe projekligji për Këshillin gjyqësor të Kosovës, Prokurorin e Shtetit, atij për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat si dhe kompensimin e viktimave të krimit. Me këtë rast, kryeministri, Isa Mustafa tha se me miratimin e këtyre projektligjeve po plotësohet një nga kriteret që kërkohet për liberalizimin e vizave. Të gjitha këto i shkojnë Kuvendit për shqyrtim./Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.