“Miqtë e Ballkanit” mblidhen te ambasadori italian në Prishtinë, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së NULL NULL 01.05.2026 10:45 01.05.2026 10:45 Foto: Ambasada e Italisë në Kosovë / X Instituti “Friends of the Western Balkans” ka mbajtur një takim në ambasadën italiane në Prishtinë, bashkë me ministrin e jashtëm në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca. Nikoqir i takimit ishte ambasadori italian në Kosovë, Maurizio Antonini, teksa temë diskutimi ishte rruga e Kosovës drejt BE-së. “Një takim joformal i ‘Friends of the Western Balkans’ në Ambasadën e Italisë në Kosovë, e organizuar nga Ambasadori Antonini, me ZVKM/MJ Konjufcën, me Shefat e Misioneve dhe me Zyrën e BE-së”. “Bisedimet u fokusuar në rrugën e Kosovës drejt BE-së, në zhvillimet e brendshme politike dhe në kontekstin rajonal”, u tha në njoftimin e Ambasadës Italiane në X. “Friends of Western Balkans” është një institut privat për promovimin e dialogut, pajtimit, zgjidhjes paqësore të çështjeve të hapura, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Iniciativa u themelua në dhjetor 2023 nga Borut Pahor, ish-kryeministër dhe ish-President i Republikës së Sllovenisë. /Klankosova.tv