Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Miqtë e Amerikës” nderojnë viktimat e 11 shatorit

NULL NULL
11.09.2023 08:30

Shoqata “Miqtë e Amerikës” në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA, ka vendosur lule dhe ka ndezur  qirinj te obelisku 9/11, para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, tha për Ekonomia Online se si vend i dalë nga lufta, Kosova e përjetoi më shumë sulmin e 11 shtatorit.

“Po ishte ngjarje e rëndë, ishte viti 2001 dhe ne veçse kishim dalë prej luftës dhe nga ajo luftë kishim shumë vrasje, shumë persekutime”.

“E kishim masakrën e Mejës e Izbicës, Rezallës e familjes Jashari. Në këtë formë e përjetuam shpirtin e amerikanëve”, tha Rexhepi, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme