Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Minxhozi shpalosë projektet turistike për Valbonën, Junikun e Rugovën

NULL NULL
01.06.2016 21:29

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka shpalosur në emisionin Zona B në Klan Kosova, projektet që parashihen të realizohen në zonat malore turistike të Kosovës e Shqipërisë.

“Janë dy marrëveshje për mjedisin hapësinor mes Kosovës dhe Shqipërisë. Njëra ka te bëjë me ambientin ndërsa e dyta ka të bëjë edhe me territorin. Fjala është për korridorin Prizren, Gjakovë, Theth, Valbonë dhe kjo ndërlidhet me Junikun e duke përfunduar në Rugovë. Valbona ka 10 fishin e gjithë turizmit malor të Kosovës”.

Projekti thotë Minxhozi, do të realizohet gjatë kësaj vere dhe do të jetë gati për në vjeshtë.

“Kjo do të quhet “Rruga e Gjelbër”. Projekti do të fillojë po këtë vit dhe do të jetë gati në shtator. Do të mundohemi që të integrojmë edhe fshatarët, që shtëpitë e tyre p.sh të bëhen bujtina”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.