Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Minxhozi: Mos u bëni kopje e keqe e Shqipërisë

NULL NULL
26.11.2015 14:55

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka theksuar se bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet ta tejkalojë retorikën patriotike, por të kthehet në bashkëpunim më të madh ekonomik në mes dy vendeve.

Ai në emisionin “Info-Box” të RTV Dukagjini  ka deklaruar se  shkëmbimi tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë këtë vit ka arritur rreth 200 milionë euro, për dallim para dy viteve kur kjo shumë ka qenë 150 milionë euro.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë bdër të tjera ka thënë  se nuk dëshiron që disa fenomene negative që kanë ndodhur në Parlamentin e Shqipërisë të transferohen edhe në Kosovë.

“Jam kundër përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe bllokimit të seancave. Nga ana tjetër edhe Qeveria duhet të jetë më aktive dhe të tregoj që është e gatshme të jetë pjesë e dialogut. Shpresoj që manifestimi i këtij 28 nëntori të jetë i qetë, sepse çdo eskalim do ta përdhoste këtë festë”, ka shtuar Minxhozi.

 

lajme të ngjashme