Minxhozi: Kosova e Shqipëria tashmë të unifikuara NULL NULL 01.06.2016 21:23 01.06.2016 21:23 Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, thotë se Kosova dhe Shqipëria tashmë janë unifikuar. Gjatë një interviste në emisionin Zona B në Klan Kosova, Minxhozi përmendi disa sfera ku të dyja vendet janë të bashkuara. “Tani udhëtimi për ne Shqipëri do te jete i njëjte si ne territorin e Kosovës ngaqë do të ketë unifikim. Kemi hequr tatimin e dyfishtë dhe kjo duhet vlerësuar”, shprehet ai. Minxhozi mendon se Kosova e Shqipëria, duhet të unifikohen edhe në sistemin tatimor e doganor. “Është mire që të bëjmë unifikimin e praktikave të tatimit dhe të doganave të Kosovës. Do të kemi një sistem doganor të përafërt me njëri-tjetrin, të mos ketë diferenca. Sistemi doganor i Kosovës, është më i përparuar dhe më sofistikuar e ne duhet të përfitojmë nga kjo”, deklaron Minxhozi. Sipas tij, edhe Kosova edhe Shqipëria kanë ngecje sa i përket administratës publike dhe duhet të punohet në këtë drejtim. Ambasadori Minxhozi, ndër të tjerash deklaroi se të dyja vendet duhet të arrijnë në një sistem binjakëzimi, ku kualifikimet e një personi në Shqipëri të njihen në Kosovë dhe anasjelltas dhe kjo do të ndihmonte në bashkimin e vlerave të këtyre dy shteteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.