Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Minxhozi i befasuar me LDK-në e PDK-në për pronën e Ambasadës në Kosovë

NULL NULL
01.06.2016 21:14

Qemal Minxhozi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë është shprehur të jetë i befasuar me debatin e partive politikë në Kosovë, për vendin që duhet t’i ndahet Ambasadës së Shqipërisë për rezidencë.

“Jam i befasuar me çështjen e pronës së Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Nuk e besoj se kjo do të jetë temë takimi në mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet me 3 qershor”, ka thënë Minxhozi ën emisionin Zona B në Klan Kosova.

Sipas tij, vendi ku do të ndërtohet Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, ka fare pak rëndësi dhe se kryeministrat në mbledhjen e qeverive, duhet të diskutojnë për të arriturat që kanë pasur gjatë këtij viti.

Kuvendi Komunal i Prishtinës, të martën nuk ka arritur që ta miratojë pronën ku do të ndërtohej Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për shkak se LDK-ja dhe PDK-ja nuk ishin dakord.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.