Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes: Ka influencë ruse, synohet destabilizim i Ballkanit

NULL NULL
22.05.2019 12:10
180417-D-SV709-0112

Në fjalimin e mbajtur në konferencën “Sfidat e sigurisë në Ballkan”, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka tha se rajoni ballkanik vijon të sulmohet nga influenca të huaja, ku përmendi ndër të tjera edhe atë ruse.

“Sot nuk ka asnjë dyshim se shoqëritë tona përballen me kërcënim të huaj që depërtojnë jo vetëm institucione, por edhe në shoqëri, që bien ndesh me prioritetet tona dhe integrimin”, tha Xhaçka, shkruan BallkanWeb, transmeton Klan Kosova.

“Ngjarjet e ditëve të fundit në një nga vendet e BE na treguan se askush nuk është imun ndaj këtyre influencave”.

“Mirëpo, është mësuar nga historia se edhe vende më të rëndësishme kanë pasur probleme, sikundër Shqipëria, edhe për shkak se ndodhet në Ballkan. Tentativat kanë arritur deri në grusht shteti. Ballkani është një rajon më i dobët dhe goditja e shteteve ballkanike, do të thotë goditje e Europës”.

“Vite më parë nuk imagjinohej që Rusia të arrinte të kishte influencë në Ballkan. Gjatë këtyre 10 viteve, Shqipëria ka ndihmuar si vend anëtar i BE, e ka konsoliduar statusin e saj për sigurinë. Sot ndihemi më të sigurt ndaj influencave ruse, pas zgjidhjes së emrit të Maqedonisë së Veriut dhe hapave integruese të Malit të Zi. Ka një influencë ruse, e cila nxit destabilizim në vendet tona”.

“Këto aktorë bëjnë përpjekje për të destabilizuar vendin, që shkojnë përmes mediave, që synojnë nxitjen e tensioneve fetare, politike, sociale, në një rast ekstrem, u arrit deri në grusht shteti në një vend kandidat për në BE”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.