Ministrja Haxhiu: Pa dallim gjinie, të bashkuar kundër dhunës me bazë gjinore NULL NULL 11.12.2024 10:45 11.12.2024 10:45 Në vend të një ceremonie përmbyllëse për Fushatën Globale ”16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zgjedhur një qasje ndryshe duke dërguar mesazh përmes një videoje. ”Jemi të vetëdijshëm që kemi bërë shumë, por kemi ende shumë punë përpara”, u shpreh ajo duke bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim mes burrave dhe grave për mbrojtjen e vajzave dhe grave, transmeton klankosova.tv. ”Sot dhe çdo ditë tjetër!” ishte mesazhi i saj për të vazhduar angazhimin pa dallime gjinore.