Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministrja e Shëndetësisë: Shqipëria nuk do të izolohet

NULL NULL
14.07.2020 14:19

Shqipëria nuk parashikohet të shkojë drejt një mbyllje tjetër.

Edhe pse në transmetim komunitar të virusit dhe rastet ditore janë rritur ndjeshëm, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një intervistë për A2 tha se situata po ndiqet në vazhdimësi nga ekspertët.

Ndërsa nga kjo javë, maskat do të jenë të detyrueshme për çdo qytetar në ambientet e brendshme.

“Maska është e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vendosja e maskës nuk është më një rekomandim, por edhe një përgjegjësi”.

Edhe pse Bashkimi Europian ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë për shkak të numrit të lartë të rasteve, Shqipëria do të jetë e hapur, madje edhe me Kosovën – që është në situatë më kritike nga përhapja e Covid-19.

“Nuk kemi një rekomandim nga komiteti i ekspertëve sa i përket izolimit të kufijve të Shqipërisë me vendet e tjera. Ndërkohë, BE-ja ka rekomanduar përpara disa javësh listën e vendeve që lejohet të udhëtojnë dhe ato që ndalohen, por kjo varet nga kriteret epidemiologjike që vendos Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve. Neve do të na duhet të presim se si do të vendosen kriteret epidemiologjike, nëse do të jenë të njëjtat apo do të ndryshojnë”.

Pandemia nuk parashikohet se si do të jetë në vjeshtë dhe dimër, ashtu sikur as kushtet se si do të zhvillohet viti i ri shkollor.

“Jemi duke punuar me Ministrinë e Arsimit dhe do të jenë tetë javë intensive për hartimin e skenarëve. Sot nuk mund të flasim dot për skenarët fiks në raport për atë që duhet të ndodhë”.

E pyetur nga A2 për shkeljen e masave nga operatorët e transportit publik, Manastirliu u shpreh kundër mbylljes së këtij shërbimi, por kërkoi nga bashkia vijimin e kontrolleve.

E akuzuar për keqmenaxhim të situatës, madje edhe nga paraardhësi i saj Ilir Beqaj, Manastirliu tha se pret sugjerimet e të gjitha palëve në këtë situatë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.