Ministrja Artane Rizvanolli raporton për Trepçën në Komisionin për Ekonomi NULL NULL 31.10.2023 07:50 31.10.2023 07:50 Artane Rizvanolli Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Ajo do të raportojë lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A., duke filluar nga ora 11:00. Gjithashtu, bëhet raportimi i bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP, lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikime elektronike.